Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Halebi e akuzonë Rabi el-Medkhalin për të qenë kontradiktor

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: http://rabee.net/ar/articles.php?cat=8&id=236

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Halebi ka thënë:

”Kontradikta e Shejkh Rabi el-Medkhaliut nuk ndalet aty. Kjo gjendet edhe kur ai flet për veten e tij dhe jetën e tij. Shembuj të kësaj janë ajo që unë kam vendosur në artikullin tim ”el-Ibrah Nihajat bi-ish-Shejkh el-Rabi Medkhali es-Selefeijeh la bi Naks Bidajatihi el-Ikhuanijjeh el-Bid’ijjeh”:

”Deklaratat e hershme kontradiktore të Shejh Rabisë si dhe dëshmitë e dijetarëve në lidhje me të. Ai vetë thotë në ”Inkidhadh-ush-Shuhub es-Selefijjeh”:

”Unë kurrë nuk kam qenë Ikhuani. Unë kam qenë vetëm me ta për një kohë, me kusht që ata të dëbonin pasuesit e bidateve nga radhët e tyre dhe tu mësonin të rinjve metodologjinë e Selefëve. Kam kaluar kohë me njerëz që iu asocijohen metodologjisë Selefite dhe jo me pasuesit e tyre të bidateve. Të njëjtën gjë vepruan Selefitë e tjerë, prej tyre Shejkh Albani. A po thua, Adnan, se Albani ishte Ikhuani ose prej Ikhuanëve? A kërkon ti që ai të heq dorë nga kjo?”

Unë (Alameh Rabi) them:

1 – Po të sigurojë ty dhe atyre si ti në mesin e pasuesve të Ikhuanëve se unë kurrë nuk kam qenë Ikhuani. Unë kam qenë kundër mënyrës së tyre politike. I këshilloja ata seriozisht dhe i thërrisja ata në metodologjinë Selefite. Ata rrallë që praktikonin metodologjitë e tyre të vërteta para meje. Ata e dinin se unë do ti kritikojë ata dhe do t’i dënojë për metodologjinë e tyre. Unë kurrë nuk kam bërë thirrje në diçka prej metodologjisë së tyre. E kam luftuar atë, po ashtu edhe në mësimet e mia. Metodologjia Selefite ka qenë gjithmonë thirrja ime e vetëm.

2 – Shqetësimi yt i vetëm është lufta kundër Rabis, ndërsa ti vet shfaqesh në devijim dhe mbron në mënyrë ekstreme njerëz të devijuar dhe devijimet e tyre. Veprimet tuaja janë jashtëzakonisht të rrezikshme.

3 – Sjelli dëshmitë e dijetarëve se Rabi është kontradiktor. Kam për qëllim dijetarët e vërtetë si Ibn Bazin, Albanin, Ibn Uthejmin, en-Nexhmin, Feuzanin dhe Luhejdanin dhe dijetarët e tjerë. Unë nuk kam për qëllim pasuesit e epsheve dhe të devijimit që thërrasin për unitet fetar dhe i mbrojnë ata. Nëse ti nuk mund ti paraqet këto dëshmi ti je gënjeshtar që mëkaton kur grindet dhe na kujton Xhehmitë që akuzojnë Ehl-us-Sunnetin për të qenë kontradiktor. Në fakt, epshi i ka çuar ata që të devijojnë aq shumë sa që ata thonë se Kurani është kontradiktor. Gënjeshtrat e tyre janë konfrontuar nga imamët e Islamit dhe sidomos nga Imami i Ehl-us-Sunnetit, Ahmed bin Hanbeli i cili shkatërroi gënjeshtrat e tyre dhe ekspozoi injorancën e tyre. Të njëjtën gjë veproi Imam Uthman bin Seid ed-Darimi. Xhehmitë pra janë paraardhës të Halebiut.

Hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut që unë kurrë nuk kam qenë Ikhuani. Ashtu siç ti me ke cituar mua, unë isha në mesin e tyre me kusht që ata ti’a mësonin të rinjve metodologjinë e Selefëve dhe ti pastronin radhët e tyre nga të devijuarit. Për disa vite unë ua kam kërkuar këtë vazhdimisht. Kam bërë durim me ta më pak se sa kam bërë durim me Halabiun i cili e kthen pallton kah të frynë era. Pastaj i braktisa ata për hir të Allahut (Azze ue Xhel).

Në qoftë se do të më akuzosh për kontradiktë duhet të bësh të njëjtën me Shejkh Albanin i cili ishte në mesin e tyre më gjatë se unë për ti korrigjuar ata. Ai nuk i braktisi ata deri sa ata e braktisën atë. Nëse nuk e bën këtë di i përket njerëzve më kontradiktor. Sa kontradikta destruktive nuk posedon ti!

Ky kontradiktor el-Halebi që e kthen pallton kah të frynë era i përket mbështetësve më të betuar të metodologjisë dhe parimeve të el-Ikhuan el-Musliminëve. Prej parimeve të tyre janë ”metodologjia e gjerë dhe e bollshëm” që strehon Ehl-us-Sunetin dhe të gjithë umetin. Këtë ”metodologji të gjerë”, ai e ka aplikuar mbi njerëzit që bëjnë thirrje për unitet fetar, vëllazëri fetare dhe liri fetare dhe që e mbështesin fushatën. Ai qartazi i ka shtuar parime metodologjisë Selefite që as ata nuk i posedojnë.

Unë do të përmend librat e mi, ku unë i dënojë el-Ikhuan el-Musliminët dhe udhëheqësit e tyre. Këto libra i kanë ekspozuar ata dhe mbrojtësit e tyre nga sekti i Halebiut. El-Halebi i mbështet ata, kur ai i mbron el-Ikhuan el-Musliminët dhe devijimet e tyre sikurse e mbron unitetin fetar, vëllazërinë fetare dhe lirin fetare.

Shkroi:

Rabi bin Hadi Umer el-Medkhali

5/7 – 1434 2013/05/15

Shpërndaje: