Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Halebi nuk do që të shkaktohen përçarje për shkak të individëve

Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429) 

Burimi: ed-Durar en-Nexhmijjeh fi Radd-ish-Shubuhat el-Akadijjeh uel-Menhexhijjeh, fq. 387-388

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmusliamne.com

Ebul Hasen el-Halebi ka thënë:

“Nuk duhet të vazhdohet të testohen njerëzit me individë dhe të shkaktohet përçarje për shkak të individëve.”

Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi:

A nuk e din se profeti e sprovoi robëreshën dhe e pyeti atë:

“Ku është Allahu?” Ajo u përgjigj: “Mbi qiell.” Pastaj ai e pyeti: “Kush jam unë?” Dhe ajo tha: “Ti je i dërguari i Allahut.” Ai tha: “Liroje atë. Ajo është me të vërtetë besimtare.”1

A nuk është kjo një sprovë? A nuk është transmetuar se Ahmed bin Hanbeli ka thënë:

“Nëse sheh një person që e fyen Hammad bin Selemeh atëherë duhet të dyshosh në Islamin e tij. Sepse ai ishte i ashpër kundër bidatçive.”

Ebu Zur’ah (rahimehullah) ka thënë:

“Nëse e sheh dikë nga Kufah duke e fyer Sufjan eth-Theurin dhe Za’idah atëherë nuk duhet të dyshosh se ai është Rafidi. Nëse e sheh dikë nga Levanti duke e fyer Makhulin dhe el-Euzain nuk duhet të dyshosh se ai është Murxhi. Dije se të gjitha këto sekteve pajtohen që ta urrejnë Ahmed bin Hanbelin. Sepse nuk ka asnjë prej tyre vetëm se ai i ka qëlluar me një shigjetë në zemër nga e cila nuk mund të miroset.”

Nu’ajm bin Hammad ka thënë:

“Nëse e sheh dikë nga Iraku duke e fyer Ahmed bin Hanbelin duhet të dyshosh në fenë e tij. Nëse e sheh dikë nga Khurasani duke e fyer Is’hak bin Rahojën nuk duhet të dyshosh në fenë e tij.”

A nuk dëshmon kjo se duhet të pyetet në lidhje me të dyshuarin dhe se deklaratat e tij duhet të përbëjnë dëshmi për gjendjen e tij?

1 Muslimi (538).

Shpërndaje: