Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (66), min: 1.00.18
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/node/16524
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Kur qortojmë ndonjë të keqe, disa reagojnë me shprehjen: “Hallkun lërjani Zotit”. A është thënie e saktë?
Përgjigje: Jo. Nuk lejohet të flitet kështu. E keqja duhet të qortohet dhe t’u qartësohet njerëzve. Nuk duhet të thuhet “Hallkun lërjani Zotit”. A të lejohen ata që të bëjnë atë që duan në mënyrë, lëri le t’i gjykojë Allahu? Jo, ti je i urdhëruar që të urdhërosh në të mirën, të ndalosh të keqen, dhe të thërrasësh tek Allahu.