Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Hamasi nuk është lëvizje Islamike

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Kjo lëvizje (Hamasi) e cila është themeluar sot në Bregun Perëndimor, kjo lëvizje nuk është Islamike. Pavarësisht se a ju pëlqen kjo apo jo. Sepse nëse ata vërtet do të donin të braktisnin gjendjen në të cilën ishin, atëherë ata do të ishin të përgatitur vërtet. Ku është kjo përgatitje?

Tërë bota Islame po shikon se si ata po luftojnë me njëri-tjetrin dhe po theren dhe vriten në atë mënyrë sikurse theren bagëtitë dhe delet. Dhe pastaj ne duam të japim gjykime sikur ato të vijnë nga khalifi i muslimanëve ose udhëheqësi i ushtrisë të cilin e ka urdhëruar ky khalif.

Pastaj vjen kjo lëvizje nga shumë lëvizje që janë sot siç është Hamasi dhe ne duam t’u japim atyre gjykimin sikur kjo lëvizje është Islame. Kjo nuk funksionon – Allahu ju begatoftë!

Shpërndaje: