Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ebu Hamid El-Gazali mbeti në filozofi

Imam Sidik Hasan Khan el-Kanuxhi (v. 1307)

Burimi: el-Kelem el-Ali, fq. 245-247

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Imam Ebu Hamid Muhamed bin Muhamed el-Ghazali et-Tusi vdiq në vitin 505 h. Ai ishte udhëheqës i filozofëve dhe skolastikëve të kohës së tij. Librat e tij, veçanërisht ato më të hershmet, janë plot me dëshmi dhe prova të mendimtarëve dhe filozofëve. Ai pasoi rrugën dhe shembullin e tyre.

Muhadithunët dhe Ehl-Sunneti që i japin përparësi Kuranit dhe Sunnetit përpara intelektit kundërshtojnë fjalët e tij aty ku ai largohet nga dëshmitë e Kuranit dhe Sunnetit, diçka që el-Khifaxhi përmendi në librin e tij “Nasim-ur-Rijadh” në lidhje me biografinë e el-Ghazalit.

Ibnu Tejmijeh (rahimehull) ka thënë:

“Gjendja e tij brenda Hadithit është e përzier. Prandaj, ai përmend shumë hadithe të shpikura në librat e tij. Ai shpesh përmend kuota filozofike në librat e tij. Edhe pse kolegu i tij Ebu Bekr bin el-Arab e nderoi atë gjerësisht, ai tha për të:

“Shejkhu ynë Ebu Hamid hyri thellë në filozofi dhe kur dëshiroi të dilte prej saj, ai dështoi.”

Megjithatë, librat e tij “et-Tahafut” dhe “el-Ihja” duket se thonë të kundërtën.”

Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijeh ka thënë:

“Fjalimet e el-Ghazalit përbëhen nga filozofia për shkak të librit të Ibn Sin’as me emrin “esh-Shifa” dhe librit të Ebu Hajjah i cili quhet “Fjala e et-Teuhidit”. Besimi i Mutezilive është i vogël apo ndoshta edhe jo-ekzistues në shkrimet e tij. Shumica e gjërave në “el-Ihja” janë të mira. Nga ana tjetër, ky libër përbëhet nga katër lëndë jo të shëndetshme: nga filozofia, skolastika, budallallëku i Sufive dhe nga hadithet e shpikura.”

Shpërndaje: