Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Hapja e ordinancave për rukje

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/eg–14340421.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Cili është gjykimi i hapjes së qendrave/ordinancave për bërje të rukjes në përputhshmëri me sheriatin dhe marrjes së një shume parash për atë që kërkon t’i bëhet rukje?”

Përgjigje: “Kjo është tregti! Selefët nuk e kishin zakon të vepronin kështu. Rukja nuk duhet të merret si zeje, por ajo është vepër bamirësie dhe ilaç për nevojtarin. Rukja nuk duhet të merret si zeje (zanat), e të hapet ordinancë në të cilën bëhet rujke siç bëjnë mjekët, e të bëjnë hapje të dosjes për pacientët, recepsion për pranim të nevojtarëve, etj. Personi i tillë nuk është rukjexhi, në të vërtetë ai është tregtarë- i dhënë pas parave!Shtuar kësaj, personi i tillë ka mundësi që edhe të mos e di se si të bëj rukje (sipas sheriatit)! Ka të tillë që edhe nuk dinë se si të bëjnë rukje fare, por njerëzit që nuk e njohin mirë i thonë se ai është “shërues” e rukjexhi, ngase kështu e njohin!  Ndërsa kur vjen puna për të bërë rukje tek ai që me të vërtetë pason Sunnetin, nuk shkojnë tek ai, por shkojnë tek ai që nuk e njohin nga afër. Si do që të jetë, veprimet e tilla janë lojëra që bëhen me rukjen! Nuk është e lejueshme që të veprohet në këtë mënyrë. Bile, edhe shteti i ndalon këto veprime, dhe këtë me anë të një vendimi që ka nxjerrë “Komisioni i Dijetarëve të Mëdhenj”.

Shpërndaje: