Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Harroi se ishte imam dhe e përfundoi namazin vetë në heshtje!

Imam Muhammed bin Salih el-Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Bab al-Lika el-Maftuh (4 A)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Imami u printe njerëzve në namaz. Në sexhdën e fundit ai harroi se ai ishte imam dhe e bëri tekbir në heshtje pas së cilës xhemati mbetën në sexhde derisa ai e mbaroi namazin. Çfarë duhet të bëjnë ata?”

Përgjigje: ”Ata duhet të ngriten nga sexhdja, ta lexojnë teshehhudin dhe të përfundojnë namazin. Atyre u lejohet që ta lexojnë teshehhudin edhe pse kjo bëhet pasi që imami i tyre ka dhënë selam, dhe ta përfundojnë namazin.”

Shpërndaje: