Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Sherh Sahih el-Bukhari (2/589)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A bie obligimi i faljes sipas radhitjes kur jemi duke kompensuar namazet në rast harrese apo injorance?
Përgjigje: Dijetarët kanë mospajtime në lidhje me këtë. Mendimi i saktë është se falja e namazeve sipas radhitjes bie (në rast harrese apo injorance) për shkak se Allahu -te ala- përgjithësoi kur tha:
”Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim!” El-Bekare, 2:286
Përveç kësaj profeti ﷺ ka thënë:
“Umetit tim i janë falur gabimet që bëjnë paqëllim, harresa dhe veprat që detyrohen t’i bëjnë nën presion.”
Transmeton Tabarani në “el-Eusat (8274)”, Bejhaki (11787) dhe Ebu Nu’ajm (6/352), hadithi është i saktë sipas Albanit në “Sahih-ul-Xhemi (7110)”.