Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Hasan el-Benna – një socialist Sufist

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)

Burimi: http://www.muqbel.net/sounds.php?sound_id=33

Data: 18/12-1420 23/3-2000

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ne thërrasim tek Sunnetit të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem). Ne nuk thërrasim në Sunnetin e etërve dhe paraardhësve tanë. Ne nuk thërrasim në Sunnetin e Hasan el-Bennës:

el-Ikhuan kanë pallat

Çdo gjë në të është e mirë

Mos pyet kush e ndërtoi atë

Është Hasani që e ndërtoi atë

Ku është pallati juaj i prishtë? Ai ishte Sufi. Ai erdhi me shprehjet si:

“Ne bashkëpunojmë në atë që ne jemi dakord dhe e arsyetojmë njëri-tjetrin në atë që nuk pajtohemi”.

Kurrë! Allahu thotë:

وَتَعَاوَنُواْ عَلَى الْبرِّ وَالتَّقْوَى وَلاَ تَعَاوَنُواْ عَلَى الإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ

”Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi.” 1

Ti, Hasan el-Benna, e ke zhvleftësuar Sheriatin e Allahut dhe ia ke besuar atë epsheve tona.

Po ashtu, ai ishte socialist. Unë kam lexuar në librat e tij se si ai thotë se qeveria duhet të marrë para nga të pasurit dhe t’u jep të varfërve dhe ti japë të pasurve një shumë që u takon. Pështjellime!. Pse ai nuk thotë direkt se qeveria duhet të japë … (audio e pa qartë) ? Që kur u bë e lejuar për ne që të marrim pasurinë e të pasurit dhe t’ia japim atë të varfërve? Allahu ka thënë:

وَيْلٌ لِّلْمُطَفِّفِينَ

“Të mjerët ata që mangu masin e peshojnë.”2

Vëllezër! Një dënim i pret ata që janë koprrac në masë dhe peshë. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Ata që padrejtësisht merr një pjesë ​të tokës, Allahu do ta lë që të gëlltitet nga toka e shtatë.”

Allahu (Subhanehu ue Te ala) ka thënë:

انظُرْ كَيْفَ فَضَّلْنَا بَعْضَهُمْ عَلَى بَعْضٍ وَلَلآخِرَةُ أَكْبَرُ دَرَجَاتٍ وَأَكْبَرُ تَفْضِيلاً

 “Shiko se si Ne i kemi dalluar disa prej të tjerëve, po dallimi në botën tjetër është më i madh dhe është përparësi më e madhe. Në i japin njërit (dhe jo tjetrit).”3

Allahu (Subhanehu ue Te ala) gjithashtu thotë:

وَاللّهُ فَضَّلَ بَعْضَكُمْ عَلَى بَعْضٍ فِي الْرِّزْقِ

“Allahu i dalloi disa prej jush mbi disa të tjerë në furnizim.”4

Allahu (Subhanehu ue Te ala) gjithashtu thotë:

أَهُمْ يَقْسِمُونَ رَحْمَةَ رَبِّكَ نَحْنُ قَسَمْنَا بَيْنَهُم مَّعِيشَتَهُمْ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَرَفَعْنَا بَعْضَهُمْ فَوْقَ بَعْضٍ دَرَجَاتٍ لِيَتَّخِذَ بَعْضُهُم بَعْضًا سُخْرِيًّا وَرَحْمَتُ رَبِّكَ خَيْرٌ مِّمَّا يَجْمَعُونَ

 “Jemi Ne ata që ua ndajmë njerëzve formën e jetesës në këtë botë, duke i ngritur në shkallë disa më lart mbi të tjerët (i dallojmë njërin nga tjetri), me qëllim që disa t’u shërbejnë të tjerëve. E mëshira (caktimi për profet) e Zotit tënd është shumë më e dobishme se ajo që ata grumbullojnë.”5


2 83:1

3 17:21

4 16:71

5 43:32

Shpërndaje: