Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Hashashi është dehës, i papastër dhe dënohet

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Burimi: Mukhtasar-ul-Fataua el-Misrijjeh (2/300)

Shkurtoi: Imam Badr-ud-Din Muhammed bin Ali el-Hanbeli el-Ba’li (v. 777)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Hashashi është i ndaluar, ndërsa konsiderohet se ka dalë nga besimi ai i cili e konsideron të lejueshme të dehurit me hashash. Mendimi më i saktë i dijetarëve është se hashashi është i papastër sikurse alkooli.

Alkooli është si urina dhe hashashi sikurse jashtëqitja. Është e detyrueshme që konsumuesi i tij të dënohet me dënim të caktuar (had). Arsyeja e vetme pse disa dijetarë nuk kanë marrë një pozicion në dënimin e konsumuesit të hashashit është se ata kanë besuar se hashashi dëmton trurin sikurse preparatet anestezike dhe prandaj duhet të dënohet tazir (dënim i pacaktuar, varësisht si e sheh të nevojshme kadiu).

Mendimi i saktë është se hashashi është dehës. Hashashi është dehës ndryshe nga preparatet anestezikë të cilët dehin pasi të kalojnë në gjendje tjetër, sikurse alkooli, i cili deh pasi ta ketë ndërruar gjendjen. Kushdo që mendon se hashashi nuk deh, dhe se ai nuk konsumohet për shkak të ëndjes, nuk e di se çka është hashashi. Hashashi nuk do të konsumohej në qoftë se ajo nuk kishte qenë joshës. Kjo nuk është rasti me preparatet anestezike dhe gjëra të tjera.

Shpërndaje: