Imam Ebul-Kasim Ali bin Hasan bin Asakir ed-Dimeshki (v. 571)
Burimi: Tarikh Dimeshk (63/383)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Imam Uehb bin Munebih -Allahu e mëshiroftë- (një ndër tabiinët më të shquar, i cili jetoi 33-114 hixhrij) ka thënë: “Kam jetuar në fillim të Islamit. Betohem në Allahun se Hauarixhët kurrë nuk kanë pasur një grup, veçse Allahu i ka përçarë ata sipas qëllimeve të tyre të këqija. Asnjëherë nuk kanë shprehur mendimin ndonjë prej tyre veçse Allahu ua ka prerë kokën. Kurrë nuk është pajtuar umeti në lidhje me një njeri nga Hauarixhët. Po të kishte lejuar Allahu që ideologjia e Hauarixhëve të zë vend, bota do të shkatërrohej, rrugët do të ishin bërë të pasigurta dhe haxhi në Shtëpinë e Shenjtë të Allahut nuk do të ishte bërë. Me këtë Islami do të ishte kthyer si në kohët e injorancës dhe njerëzit do t’i kishin kërkuar ndihmë majave të maleve ashtu siç vepronin gjatë asaj kohe. Më shumë se dhjetë apo njëzet veta do të ishin shfaqur dhe çdo njëri do përpiqej ta arrij udhëheqjen e shtetit! Secili prej tyre do të kishte me vete më shumë se 10.000 burra dhe ata do të kishin luftuar mes vete dhe do të bënin tekfir mbi njëri-tjetrin. Kjo do kishte shkuar aq larg sa që besimtari do të kishte filluar të frikësohet për veten e tij, fenë, familjen dhe pasurinë e tij. Ai nuk do ta kishte ditur se kah t’ia mbajë ose me kë do të shoqërohet.”