Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Hauarixhët e sotëm dhe libri i Imam Abdul-Vehabit ”ed-Durar es-Sanijjeh”

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: Sherh Fet’h-il-Mexhid (24)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fathulmajid%207%20-%2011-%201435.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Cila është lidhja e Hauarixhëve të sotëm me librin ”ed-Durar es-Sanijjeh” të Shejkh Abdul-Vehabit?”

Përgjigje: ”Libri ”ed-Durar es-Sanijjeh” është shkruar në përputhje me metodologjinë e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit lidhur me thirrjen për në fenë e Allahut dhe sqarimin e Teuhidit dhe idhujtarisë. Hauarixhët nuk kanë të bëjnë asgjë me të. Hauarixhët janë të izoluar nga dija e vërtetë dhe nga dijetarët dhe librat e tyre të sakta. Ata janë të izoluar nga këto. Ata qëndrojnë larg tyre. Ata janë të kënaqur me të kuptuarit e tyre dhe të kuptuarit udhëheqësve të tyre. Ata nuk e kanë metodologjinë që gjendet në librin ”ed-Durar es-Sanijjeh”. Kjo është një gënjeshtër.

”ed-Durar es-Sanijjeh” nuk urdhëron kryengritje.

”ed-Durar es-Sanijjeh” nuk urdhëron izolim nga dijetarët.

”ed-Durar es-Sanijjeh” nuk urdhëron që ti bashkangjitesh Hauarixhëve.

Ai nuk i urdhëron këto. Ai urdhëron të kundërtën.”

Shpërndaje: