Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (7/1241)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
”Ashtu si më parë, një grup i myslimanëve të rinj janë shfaqur. Ata kanë një të kuptuar të pamjaftueshëm të fesë dhe i konsiderojnë që gati asnjë nga udhëheqësit nuk gjykojnë me ligjin e Allahut. Përgjatë kësaj ata bëjnë rebelim kundër pushtetarëve pa u konsultuar me dijetarët dhe njerëzit e mençur. Në të kundërtën, ata veprojnë të paarsyeshëm dhe sipas mendjes së tyre. Ata kanë shkaktuar trazira dhe kaos pas së cilës kanë derdhur gjak në Egjipt, Siri, Algjeri, dhe më parë në Haram në Mekë. Në këtë mënyrë ata kanë kundërshtuar hadithet autentike të cilat myslimanët i kanë praktikuar në të gjitha kohët. Të gjithë me përjashtim të Hauarixhëve.”