Imam Ibn Kethir Ed-Dimeshkij (v. 774)
Burimi: El-Bidajetu uen Nihajeh (10/583-585)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
U çua Aliu në mesin e njerëzve duke i folur atyre dhe duke i nxitur për në xhihad dhe të jenë të durueshëm kur të takohen (me ata që do të luftonin). Gjatë momentit që ai ishte i vendosur për t`i luftuar banorët e Shamit, i arriti lajmi se Hauarixhët kanë filluar të bëjnë shkatarrime në tokë, të derdhin gjakun, të presin (plaçkisin) rrugët dhe i bënë hallall gjërat që ishin harram.
Prej atyre që ata vranë ishte edhe Abdullah Ibn Khab-bab, shoku i të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem. Ata e kapën rob atë dhe gruan e tij e cila ishte shtatëzanë dhe i thanë atij: “Kush je ti?” Ai u përgjigj: “Unë jam Abdullah Ibn Khab-bab shoku i të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem dhe ju më frikësuat.” Ata i thanë: Qetësohu (nuk të gjen diçka e keqe). Na trego ne çfarë ke dëgjuar nga babai jot.” Ai tha: “E kam dëgjuar babain tim të thotë, e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem të thotë:
“Do të ndodhin fitne. Ai që është i ulur në të (atë fitne) është më i mirë se ai që është në këmbë dhe ai që është në këmbë është më i mirë se ai që hecën dhe ai që hecën është më i mirë se ai që nxiton.”
Ata e kapën atë prej duarsh dhe gjatë rrugës që po hecnin me të, disave prej tyre i doli përpara një derr i cili ishte i dikujt prej ehlu edh-dhimmeti, dikush prej tyre e goditi (derrin) me shpatën e tij dhe ia çau lëkurën, tjetri i tha: ”Pse e bëre këtë, ai (derri) ishte i një dhimmiju?” Ai shkoi tek ai dhimmiju i kërkoi atij hallallik dhe e kënaqi (duke e shpërbly) atë.
Gjatë kohës që ai (sahabiu) ishte me ta, prej një palme ra një hurmë dhe dikush prej tyre (Hauarixhëve) e mori dhe e futi në gojë, dikush i tha: ”Po e han pa leje dhe pa çmim (pa e blerë)?” Ai e nxorri (e pështyu) atë (hurmën) prej gojës së tij. Edhe pse kështu, ata e therën (në fyt) Abdullah Ibn Khab-babin.
Më pas u kthyen tek gruaja e tij dhe ajo iu tha: ”Unë jam një grua shtatzënë. A nuk po i frikësoheni Allahut të Lartësuar! Ata e therën atë dhe ia çanë barkun.”
Kur njerëzve iu arritën lajmet për mizoritë e tyre (Hauarixhëve) u frikësuan, sepse ata (njerëzit) kishin shkuar në Sham dhe po u përgatitshin për luftë, dhe ia kishin lënë rrugën e lirë atyre (Hauarixhëve) për tek fëmijët dhe familjet e tyre, (u frikësuan) se mos veprojnë (Hauarixhët)edhe me familjet e tyre të njëjtat mizori.
Ata (njerëzit) u frikësuan nga sherri i tyre (Hauarixhëve) dhe u konsultuan me Aliun që të fillojnë fillimisht me ta (Hauarixhët), dhe pasi të mbarojnë me ta dhe njerëzit të jenë të sigurtë nga sherri i tyre (Hauarixhëve), do të vijnë bashkë me të (Aliun) për në Sham. Ata ranë dakort me këtë mendim, në të cilin kishte një dobi të madhe për vetë ata dhe për banorët e Shamit. Sepse nëse ata (Hauarixhët) do të lehen të shtohen, do ta shkatarrojnë të gjithë tokën, si Irakun ashtu dhe Shamin. Ata (Hauarixhët) nuk kursejnë as fëmijët, as burrat dhe as gratë, sepse njerëzit tek ata (Hauarixhët) janë aq të prishur saqë nuk mund t`i rregulloj ata (njerëzit) vetëm se vrasja.