Alameh Abdul-Muhsin bin Hamad el-Abbad el-Bedr
Burimi: http://www.al-abbaad.com/index.php/lecture/viewdownload/471-12/4137-123-24-01-1436
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
“Hauarixhët shfaqen kur njerëzit janë të përçarë.”
Do të thotë që shfaqja e tyre fillon kur njerëzt janë të përçarë, pra, në kohën e ndodhjes së përçarjes midis banorëve të Irakut të cilët ishin të udhëhequr nga Aliu radijAllahu anhu dhe banorëve të Shamit të cilët ishin të udhëhequr nga Muauija radijAllahu anhu, pra, ata shfaqen kur njerëz përçahen.
Kjo shfaqje e tyre në këtë përçarje (të njerëzve), ka qenë pas luftës së Sefinit në të cilën u bënë përpjekje për të arritur paqen. Ata thanë që gjykimi i takon vetëm Allahut dhe jo njerëzve. Ata i keqkuptuan këto çështje dhe vazhduan në to me këmbëngulësi derisa arritën që të gjykojnë me kufër mbi sahabët me të cilët Allahu është i kënaqur dhe ata janë të kënaqur me Allahun.
Ata u shfaqën dhe Aliu i luftoi dhe i vrau dhe pas kësaj shenje karakteristike të tyre për të cilën Ai tha që gjendet tek ata, (sahabët) kërkuan dhe e gjetën atë (shenjë). Po!