“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Haxhi gratis i borxhliut

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
El-Lika esh-Shehri (1 B)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Çka mendoni për personin i cili vendos të bëjë haxhin për herë të parë duke pasur parasysh se çdo gjë është rregulluar për të përveç se ai ka një borxh? A duhet ai të vazhdojë të synojë haxhin apo jo?

Përgjigje: Është më e rëndësishme për të shlyer borxhin se sa të bëjë haxhin. Një rijal për borxh peshon më shumë se dhjetë rijal për haxh. Por nëse atij i paguhet haxhi për shembull se ai do t’i shërbejë pelegrinëve apo se një mik i ofron atij një haxh gratis, kjo është në rregull sepse në këtë rast haxhi nuk ndikon në borxhin.

Shpërndaje: