Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: el-Lika esh-Shehri (76 B)
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: A lejohet huazimi i parave për ta bërë haxhin? A është haxhi i borxhliut korrekt pa marrë parasysh se a merr leje nga kreditori apo jo?
Përgjigje: Ne jemi të detyruar që ta falënderojmë Allahun (azze ue xhel) që Ai nuk e ka obliguar borxhliun që ta bëjë haxhin. Këtë Ai e ka vendosur nga mëshira për njerëzit. Ti nuk duhet të bësh haxhin nëse je në borxh sepse ti nuk je i detyruar që ta bësh haxhin fare. Nëse ti e takon Zotin tënd në këtë gjendje, ti nuk e takon Atë duke qenë neglizhent sepse ti nuk je i detyruar ta bësh haxhin. Prandaj, ti duhet ta falënderosh Allahun i Cili ta ka lehtësuar çështjen.
Të drejtat e njeriut janë ndërtuar në jokonteste dhe të drejtat e njeriut nuk bien. Ndërsa e drejta e Allahut është ndërtuar mbi tolerim. A po e refuzon mirësinë e Allahut dhe dëshiron të bësh haxhin dhe të kesh borxhin mbi vete kur nuk është e detyrueshme për ty që ta bësh haxhin? Borxhliu nuk është i obliguar që ta bëjë haxhin.
Përjashtimi i vetëm është personi që ka një borxh me afat të caktuar të cilin ai është i sigurt se do ta paguajë dhe se ai ka para të mjaftueshme për të bërë haxhin. Në këtë rast atij i lejohet të bëjë haxhin sepse ai nuk shqetësohet nga kjo. Përgjat kësaj personi i cili i ka borxh të holla fondit shtetëror dhe është i bindur se ai do ta paguajë borxhin kur të ketë hyrë koha e borxhit dhe ka të holla për të bërë haxhin, le ta bëjë haxhin. Ndërsa ai nuk mund ta bëjë këtë nëse ai nuk është i sigurt se ai mund ta kthej borxhin. Në vend të kësaj ai duhet të mbajë paratë e tij dhe të paguajë borxhin kur ti vjen koha.