Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Haxhi i gruas së ve gjatë periudhës së pritjes – Uthejmin

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Lika el-Bab el-Maftuh (22 B)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Haxhi bie në periudhën e së pritjes së gruas, haxhi që ajo është e detyruar ta kryejë. Ajo është e pasur, e aftë dhe ka mahrem. A duhet ta bëjë haxhin apo jo?

Përgjigje: Ajo nuk duhet ta bëjë haxhin. Ajo duhet të qëndrojë në shtëpi. Një grua e ve që është në kohën e pritjes duhet të qëndrojë në shtëpi. Ajo nuk është e obligueshme në këtë situatë.
Allahu -te ala- ka thënë:

“Dhe vizita (për haxh) e kësaj faltoreje (e cila është detyrë) për këdo që ka mundësi ta përballojë rrugën.” Al-Imran, 3:97

Nga aspekti sheriatik ajo konsiderohet prej atyre që nuk kanë mundësi.

Pyetje: Edhe nëse ajo ka mahrem?

Përgjigje: Kështu është. Asaj i lejohet të shtyjë haxhin për vitet e ardhshme.

Shpërndaje: