Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Umreja e gruas së ve gjatë periudhës së pritjes

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan (51)
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighasath%20-%2025%20-0%206%20-1437-01.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Nëna ime është duke kaluar periudhën e pritjes (pas vdekjes së burrit). A më lejohet ta marrë me vete në umre për t’ia lehtësuar asaj gjendjen dhe ta bëjë me disponim?

Përgjigje: Jo. Asaj nuk i lejohet që të udhëtojë gjatë periudhës së pritjes nëse ajo nuk është e detyruar. Nuk i lejohet që të udhëtojë për të bërë umren. Kur periudha e pritjes t’i përfundojë, i lejohet të bëjë umren.

Shpërndaje: