Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Fataua el-Haxh uel-Umrah uez-Zijarah
Meusu’at ul-Ahkam uel-Fataua esh-Shar’ijjeh, fq.659
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi në lidhje me personin që bënë haxhin ndërsa ai nuk fal namaz me qëllim ose nga pakujdesia? A është i vlefshëm haxhi i detyrueshëm i tij?
Përgjigje: Personi i cili bënë haxhin ndërsa nuk falet sepse ai nuk e konsideron namazin të detyrueshëm, ai ka bërë kufër sipas konsensusit të dijetarëve dhe haxhi i tij nuk pranohet. Por në qoftë se personi nuk falet për shkak të përtacisë apo nga moskujdesja, atëherë dijetarët kanë mendime të ndryshme. Disa thonë se haxhi i tij është i vlefshëm ndërsa të tjerët besojnë se haxhi i tij nuk është i vlefshëm dhe ky është mendimi i saktë.
Profeti ﷺ ka thënë:
”Pakti mes nesh dhe atyre është namazi; kushdo që e braktis atë, ai ka bërë kufër.” [Ahmedi, Ebu Daudi, Tirmidhi, Nesai, Ibn Maxheh].
Dhe ai ﷺ ka thënë:
”Mes njeriut, idhujtarisë dhe kufrit qëndron lënia e namazit.” [Muslimi].
Këto hadithe përfshijnë ata që mohojnë obligueshmërinë e namazit dhe personin që nuk falet për shkak të përtacisë.