“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Haxhiu e braktis Arafah dhe kthehet përsëri

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Tathir-il-I’tikad (1)
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13132
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetja: A është haxhiu i obliguar me diçka nëse ai e braktis Arafatin për çfarë do qëllimi qoftë gjatë ditës së Arafatit dhe pastaj të kthehet aty?

Përgjigje: Jo. Ai nuk obligohet me asgjë. Atij i lejohet të dalë për të marrë diçka dhe të kthehet. Është në rregull nëse shkon në Mekë për të marrë diçka dhe të kthehet për të qëndruar në Arafah.

Shpërndaje: