Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Heqja dorë nga fetvaja e gabuar

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (876), min: 12:33

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një person e pyet një dijetarë në lidhje me divorcin pas së cilës dijetari i jep atij një fetva nga ixhtihadi i tij, që personi e zbaton. Pastaj, dijetari e kupton se fetvaja e tij ishte në kundërshtim me tekstin sheriatik. A duhet të heq dorë nga gjykimi i tij?

Përgjigje: Ai duhet të heq dorë nga kjo në të ardhmen dhe jo për atë që ka qenë. Është transmetuar se Umer bin el-Khattab (radijAllahu anhu) ka thënë për fetvan e tij në lidhje me trashëgiminë:

“Këtë e thash atëherë dhe këtë po e them tani”.

Përndryshe ai e shkatërron tërë dunjanë.

Shpërndaje: