Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva” nr 15964
el-Fataua el-Muta´allikah bit-Tibb ue Ahkam el-Marda fq. 319-320
Anëtar: Abdullah bin Abdurr-Rrahman el-Ghudejan
Anëtar: Abdul-‘Aziz bin Abdullah bin Muhamed El esh-Shejkh
Anëtar: Salih bin Feuzan el-Feuzan
Presidenti: Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Një vajzë myslimane nga Indonezia ishte përfshirë në një aksident me makinë me datën 19/09-1993. Kjo rezultoi në thyerjen e trurit dhe në thyerjen e këmbëve. Tani ajo gjendet në spital dhe merrë frymë me ndihmën e një aparati i cili është i është lidhur. Mjekët thonë se nëse hiqet ky aparat ajo do të vdesë menjëherë dhe se ajo nuk mund të jetojë më pa e pasur lidhur këtë aparat, duke e ditur se kostoja e trajtimit për një ditë është vlerësuar në dymbëdhjetë mijë dollarë australiane. Ajo nuk ka të ardhura që mund të mbulojë këto shpenzime. A është e lejuar sipas Sheriatit që të heqin këtë aparat? Ju lus që të më përgjigjeni në këtë pyetje, apo ta dërgoni tek të specializuarit për përgjigje.2
Përgjigje: “Pasiqë Këshilli për konsultim ka studiuar këtë ata u përgjigjën: Nëse rasti është ashtu sic është përmendur nuk ka asnjë penges për të hequr aparatin e frymëmarrjes prej saj, në qoftë se dy ose më shumë mjekë e vlerësojnë se ajo konsiderohet e vdekur. Megjithatë, duhet të presin një kohë të gjatë pas heqjes së aparatit, që të sigurohen që ajo me të vërtet ka vdekur.
Tek Allahu është suksesi. Dhe paqja dhe bekimi qofshin mbi profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe sahabët.”