Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Herezia e Sufive injorantë

Imam Muhamed el-Amin esh-Shenkiti (v. 1393)

Burimi: Adua-ul-Bejan (2/418-419)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Në tërësi, është e qartë për secilin që ka njohuri për Islamin se urdhëresat, ndalesat dhe çdo gjë që të afrojnë tek Allahu, nuk mund të kuptohen ndryshe përveçse nëpërmjet shpalljes. Kushdo që pohon se nuk ka nevojë për shpalljen e të dërguarve qoftë edhe në një çështje – për të arritur te kënaqësia e Zotit të tij, është padyshim një heretik. Ka ajete të panumërta nga Kurani dhe hadithe në lidhje me këtë temë.

Allahu (te ala) ka thënë:

وَمَا كُنَّا مُعَذِّبِينَ حَتَّى نَبْعَثَ رَسُولاً

”E Ne nuk e dënojmë askë para se t’ia dërgojmë të dërguarin.”1

Ai nuk tha “derisa t’u japim frymëzime në zemra”.

Allahu (te ala) gjithashtu tha:

رُّسُلاً مُّبَشِّرِينَ وَمُنذِرِينَ لِئَلاَّ يَكُونَ لِلنَّاسِ عَلَى اللّهِ حُجَّةٌ بَعْدَ الرُّسُلِ

”Të dërguar që ishin përgëzues dhe paralajmërues, në mënyrë që njerëzit të mos kenë ndonjë justifikim ndaj Allahut, pas ardhjes së të dërguarve.”2

وَلَوْ أَنَّا أَهْلَكْنَاهُم بِعَذَابٍ مِّن قَبْلِهِ لَقَالُوا رَبَّنَا لَوْلَا أَرْسَلْتَ إِلَيْنَا رَسُولًا فَنَتَّبِعَ آيَاتِكَ مِن قَبْلِ أَن نَّذِلَّ وَنَخْزَى

“Dhe sikur t’i ndëshkonim ata me ndonjë dënim para tij (para se ta shpallim Kur’anin), ata do të thoshin: Zoti ynë, përse nuk na çove ndonjë të dërguar që t’i përmbaheshim urdhëresave Tua para se të poshtëroheshim e të mjeroheshim.”3

Kështu ti e kupton herezinë tek shumë injorantë të cilët pohojnë sufizmin dhe pretendojnë se ata dhe shehat e tyre pasojnë, është një rrugë e fshehtë që është në përputhje me të vërtetën tek Allahu edhe pse ajo shkon kundër dispozitës së dukshme, sikurse el-Khidhri shkoi kundër dijes së qartë të Musait. Ideologjia se e vërteta është vendosur në fshehtësi dhe se ajo shkon kundër asaj të dukshmes, rezulton në daljen nga Islami tërësisht.


1 17:15

2 4:165

3 20:134

Shpërndaje: