Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Heshtja ndaj bidateve është mashtrimi më i madh ndaj myslimanëve

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Moskundërshtimi i pasuesve të bidateve, fshehja e pavërtetësive dhe mbrojtja e tyre, a konsiderohet mashtrim ndaj muslimanëve?”

Përgjigje: ”Kjo është prej mashtrimeve më të mëdha ndaj myslimanëve. Heshtja ndaj pasuesve të bidateve dhe mos sqarimi i bidateve të tyre është mashtrim ndaj myslimanëve. E nëse ia shtojmë atë se, i lavdëron dhe i lartëson ata kjo është edhe më keq –Allahu na ruajt–.

Është obligim për ata të cilët kanë dije që t’i sqarojnë bidatet dhe të shpikurat, e t’i parandalojnë njerëzit nga ato e të mos heshtin ndaj tyre. Kjo heshtje është fshehje e të vërtetës.

إِنَّ الَّذِينَ يَكْتُمُونَ مَا أَنزَلْنَا مِنَ الْبَيِّنَاتِ وَالْهُدَى مِن بَعْدِ مَا بَيَّنَّاهُ لِلنَّاسِ فِي الْكِتَابِ أُولَـئِكَ يَلعَنُهُمُ اللّهُ وَيَلْعَنُهُمُ اللَّاعِنُونَ إِلاَّ الَّذِينَ تَابُواْ وَأَصْلَحُواْ وَبَيَّنُواْ فَأُوْلَـئِكَ أَتُوبُ عَلَيْهِمْ وَأَنَا التَّوَّابُ الرَّحِيمُ

“Ata, të cilët fshehin argumentet dhe faktet që Ne i shpallëm, e pasi që ato ua sqaruam njerëzve në Libër (Kuran), të tillët i mallkon Allahu, i mallkojnë edhe ata që mallkojnë. Përveç atyre që pendohen, që përmirësohen dhe që u shpjegojnë njerëzve (të vërtetën), të tillëve ua pranoj pendimin, se Unë Jam Ai i Cili pranoj pendimin, jam Mëshirëploti.” 2:159-160

Nuk lejohet për myslimanin i cili ka dije që të heshtë ndaj bidateve dhe kundërshtimeve të ndryshme, e të mos ia sqarojë ato njerëzve. E nëse ai heshtën, njerëzit argumentojnë me të duke thënë: “nëse kjo është e haram apo e ndaluar nuk do të kishte heshtur filan dijetari i cili po sheh se ç’po bëhet!”

Shpërndaje: