Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Higjiena e të krishterëve

Imam Shems-ud-Din bin Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)

Burimi: Hidjaat-ul-Hajara, fq. 238

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Lidhur me degët dhe normat e krishterimit, nasarat (të krishterët) kunërshtojnë Mesiun (Isain -alejhis selam-) në të gjitha aspektet. Është diçka që ata vetë dëshmojnë dhe e pranojnë, por ata i referohen patriarkëve dhe peshkopëve të tyre.

Mesiu ﷺ e adhuroi Allahun me antë të pastrimit, lahej pas konaktit bashkëshortor1 dhe i urdhëroi gratë me menstruacione që të lahen pas ciklit të tyre mujor2. Asnjë nga këto nuk është e detyrueshme sipas sekteve të nasarave (të krishtera). Sipas tyre, një burrë mund të bëjë marrëdhënie me një grua, të urinojë e të zbrazë zorrët (jashtëqitje) pa u obliguar që të lahet apo të thahet. Urina dhe jashtëqitja mund të rrjedhin poshtë kofshëve të tij gjatë faljes. Falja e tij pra është e plotë, thotë ai. Fakti që ai e zbraz zorrët dhe urinon gjatë faljes nuk është problem, madje edhe më pak nëse ai liron gazra ndërkohë. Ata besojnë se falja në gjendje të papastër është më e mirë se në gjendje të pastër pasi që ata dallojnë nga namazi i muslimanëve dhe jehudëve.

1 Në rast se dikush në mes teje është i papastër nga një ngjarje e natës, ka për të dalë nga kampi dhe nuk do të kthehet më; 11 në mbrëmje do të lahet me ujë dhe pas perëndimit të diellit do të mund të kthehet në kamp. (Ligji i përtërirë 23: 10-11)

2 Por pas pastrimit të saj nga fluksi, do të numërojë shtatë ditë, dhe pastaj do të jetë e pastër. (Letviku 15:28)

Shpërndaje: