www.perlatmuslimane.com
“Imran ibn Ḥiṭan el-Kharixhi. Ai fillimisht ishte prej pasuesve të Ehli-Sunnetit dhe Xhematit, por më pas ai u martua me një grua nga Khauarixhët e cila ishte jashtëzakonisht e bukur, kështu që ai e donte atë. Dhe ai vetë ishte i shëmtuar dhe me pamje jo të këndshme. Ai kishte ndërmend ta kthente atë në sunnet, por ajo refuzoi prerazi, kështu që ai vazhdoi bashkë me të në rrugën e saj (d.m.th. u bë një Kharixhi ndërkohë që ai kishte qenë një dijetar i Ehli-sunnetit!).”
[Ibn Kethiri në el-Bidajeh ue Nihajeh 9/64]
“Ai ishte një nga dijetarët më eminentë, megjithatë ishte një nga kokat e Khauarixhëve. Ai ka transmetuar nga Aishah, Ebu Musa el-Esh’ari dhe Ibn Abbasi. Dhe ata që transmetuan prej tij ishin: Ibn Sirini, Katadeh dhe Jahja ibn Ebi Kethir.
Ebu Daudi tha: “Nuk ka në mesin e pasuesve të epsheve transmetues më të saktë të haditheve se sa Khauarixhët” pastaj ai përmendi Imran ibn Ḥiṭanin dhe Eba Hasan el Araxh.
El-Ferzduk tha: “Imran ibn Hitani ishte një nga njerëzit më elokuentë dhe nëse ai do të donte të fliste si ne, do të mund ta bënte këtë, por ne nuk ishim në gjendje të flisnim si ai.”
Selemeh ibn Alkameh transmetoi nga Ibn Sirini se ka thënë: “Imran u martua me një grua Kharixhijeh dhe ai tha: “Unë do ta kthej atë në sunnet”, por ajo e ktheu atë në rrugën e saj (në metodologjinë e Khauarixhëve).”
Pastaj el-Madaini përmendi se ajo ishte shumë e bukur dhe ai ishte jashtëzakonisht i shëmtuar. Pastaj një ditë, ai u mahnit prej saj (për shkak të bukurisë së saj) kështu që ajo i tha: “Unë dhe ti do të jemi në xhenet sepse ti u begatove (me një grua të bukur) dhe ishe mirënjohës, ndërsa unë u sprovova (me një burrë jo tërheqës) dhe isha e duruar.”
[Imam Dhehebi në Sijer Alam en-Nubela 4/213]