Imam Ismail Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Burimi: Tefsir el-Kuran el-Adhim (1/341-342)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
“E kush është më mizor se ai që në xhamitë e Allahut pengon të përmendet emri i Tij (të bëhet ibadet) dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre. Atyre ndryshe nuk u takoi të hyjnë vetë në to, vetëm duke qenë respektues (të tyre e jo rrënues). Ata në këtë jetë kanë nënçmim e në botën tjetër dënim të madh.” El-Bekare, 2:114
1117 – Është përmendur nga Selemeh: Muhammed bin Is’hak ka thënë: Muhammed bin Ebu Muhammed më tregoi, nga Ikrimeh ose Se’id bin Xhuberji, nga Ibn Abbasi i cili ka thënë:
“Kurejshët e ndaluan profetin ﷺ që të falet pranë Qabes në xhaminë e shenjtë. Pastaj Allahu shpalli:
“E kush është më mizor se ai që në xhamitë e Allahut pengon të përmendet emri i Tij (të bëhet ibadet)…”
1118 – Muhammed bin Sad na informoi në bazë të asaj që ai më shkroi mua, Babai im më tregoi: Xhaxhai im na tregoi, nga babai i tij, nga babai i tij, nga Abdullah bin Abbasi i cili ka thënë:
“Ata janë nasarat (të krishterët).”
1119 – El-Hasan bin Muhammed bin es-Sebeh na tregoi: Shababeh na tregoi: Urka na tregoi, nga Ibn Ebi Nexhih nga Muxhahidi i cili tha:
“Nasarat e kishin zakon të hidhnin baltë në xhaminë e Jeruzalemit dhe ndalonin njerëzit të falen aty.”
1120 – El-Hasan bin Ebir-Rabi na tregoi: Abdurr-Rrazak na tregoi: Ma’mer na informoi nga Katadeh i cili ka thënë në lidhje me:
”… dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre?”
“Ai ishte Nebuchadnezzari 2. Ai dhe shoqëruesit e tij e shkatërruan xhamin e Jerusalemit me ndihmën e nasarave.”
Transmetim të ngjashëm transmetoi Hasan dhe es-Sudi.
1121 – Babai im më tregoi: Amr bin Uthman bin Seid bin Kethir bin Dinar na tregoi: Dhamrah na tregoi, nga Ebu Uthman, gjykatësi i Jordanit, i cili tha:
”… dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre?”
Do të thotë mbytja e namazfalësve në to.
Allahu ka thënë:
“Atyre ndryshe nuk u takoi të hyjnë vetë në to, vetëm duke qenë respektues (të tyre e jo rrënues).”