Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Hodhi asfalt në shtyllën e Akabesë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan (57)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për të gurëzuar shtyllën e akabesë me copa asfalti në vend të guralecëve? A është veprimi i tij i saktë?

Përgjigje: Kjo nuk është e vlefshme. Ai konsiderohet të mos ketë gurëzuar ende. Gurëzimi duhet të bëhet me guralecë. Nuk lejohet të hedhësh hekur, dru, qelq apo diçka tjetër. Duhet të jenë guralecë. Prandaj ai konsiderohet të mos ketë gurëzuar. Ai duhet të japë lëmoshë për këtë dhe të mos bëjë të njëjtën gjë.

Shpërndaje: