Förhandsgranska(öppnas i en ny flik)
Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (1003)
Data e fetvas: 19/1-1410 ose 21/8-1989
Përktheu: Valdet Gashi
Imam Albani: Sigurisht që ti jeton në të njëjtën kohë si ne dhe ke dije rreth disa grupeve islamike në Egjipt dhe veçanërisht në Kajro. Atje është një grup i njohur si ”Xhema’at-ut-Tekfir uel-Hixhrah”. Disa prej tyre fatkeqësisht janë vrarë. Njëri prej tyre ishte Shukri Mustafa. Disa prej tyre janë dërguar në botën islame për të përhapur tekfirin jo vetëm mbi pushtetarët por mbi të gjithë ata që punojnë për ta, duke përfshirë edhe imamët e xhamive, myezinët në xhami dhe ata që falen prapa këtyre imamëve. A e dini këtë?
Shejkh Salih Alush-Shejk: Po.
Imam Albani: Mirë. Disa prej tyre erdhën tek unë në Damask. Kishim shumë diskutime. Njëri prej tyre ishte Isma’il es-Sa’idi. E takova atë pastaj në Xhuddah. Shejkh Muhammed bin Abdil-Vehab el-Benna e njeh atë mirë.
E takova gjatë disa udhëtimeve. Ai më falënderoi për diskutimet tona në Damask. Kur u ndamë, ai u zemërua me mua. Pas kësaj, ai më dërgoi një letër që përmbante pranimin më të çuditshëm se ata ishin të devijuar dhe këtë dhe atë. Këtu ishte një grup që asocijohej me ta. Para se të shpërngulesha këtu nga Damasku në Aman, e kisha zakon të udhëtoja për të bërë davet. Mësova se ishte një grup që pranon thirrjen e Xhema’at-ut-Tekfir uel-Hixhrah dhe më pyetën nëse doja t’i takoja. E pranova ftesën. Natën e parë u takuam mes akshamit dhe jacisë. Ne mësuam gjëra shumë të rrezikshme që dëgjonim për ta. Si përmbledhje, ata bëjnë tekfir mbi të gjithë muslimanët dhe nuk dallojnë ndërmjet autoriteteve dhe qytetarëve.
Më kujton një histori qesharake që kam dëgjuar nga mësuesit e mi shqiptarë. Një Shejkh shkoi në shtëpi tek një familje. Kur ai u largua nga shtëpia e tyre ai bëri tekfir mbi të gjithë ata. Pse? Sepse në atë vend është respekt që ti vendosen këpucët para Shejkhut (kur të del nga shtëpia). Ai nuk duhet të ketë nevojë që të kthehet këndej e andej ose të zgjasë duart për të mbathur këpucët. Zoti i shtëpisë duhet t’ia kthej këpucët drejtpërsëdrejti Shejkhut. Ai nuk e vuri re atë. Prandaj ai bëri tekfir mbi ta. Pse? Sepse, ai tha, kjo do të thotë se ata nuk e respektojnë dijetarin dhe ai që nuk e respekton dijetarin nuk e respekton dijen dhe ai që nuk e respekton dijen nuk e respekton të dërguarin i cili e kumtoi dijen dhe ai që nuk e respekton të dërguarin nuk e respekton Zotin e krijesave, pra ai është kafir!
Këta njerëz më kujtojnë këtë mënyrë të menduarit. Ata bëjnë tekfir mbi të gjithë muslimanët dhe nuk bëjnë asnjë përjashtim. Ata nuk bëjnë asnjë dallim midis pushtetarit dhe qytetarit. Prandaj, ata nuk e falin namazin e xhumasë dhe namazet me xhemat dhe falën vetmas.
Shiko videon këtu: https://www.youtube.com/watch?v=BZfI4SQKSoA