Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Huazimi i lokaleve për ngushëllime

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjerata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (62) 

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighatsah%2005-03-1438H.mp3-1.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Pasi vdiq babai im, xhaxhallarët e mi vendosën të presin ngushëllime për tri ditë, në një shtëpi pushimi. Unë i qortova ata për afatin kohor të caktuar, pas të cilës ndodhi mosmarrëveshje. A ishte qortimi im i drejtë? A kanë pritjet për ngushëllime kohë të kufizuar?

Përgjigje: Ti ke bërë detyrën tënde. Allahu të shpërbleftë. Ata kanë vepruar gabim. Ngushëllimet nuk janë të kufizuara në kohë. Ato gjithashtu nuk kanë vend të veçantë. Thuhet se ngushëllimet bëhen tre ditë, sepse pas kësaj harrohet fatkeqësia. Megjithatë, nuk ka nevojë për ligjërata aty, huazim të shtëpive dhe të ngjashme për ngushëllime.

Shpërndaje: