Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Humbja e kohës në shikimin lojërave të futbollit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/hadist%20fitan-17-08-1435-01.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Çfarë i këshillon nxënësit e dijes të cilët rrinë zgjuar deri në pjesën e tretë të natës për të shikuar ndeshje futbolli të Kampionatit Botëror?”

Përgjigje: “Ata kanë humbur kohën e tyre kot pa asnjë dobi.

Çfarë është më mirë, të qëndrosh i zgjuar gjatë pjesës së tretë të natës dhe të falesh apo të shikohen lojërat e tilla? (S’ka dyshim se) kjo është humbje kohe. Ata janë humbës të mëdhenj në qoftë se nuk pendohen para Allahut (azze ue xhel) dhe të kujdesen se ku e shpenzojnë kohën e tyre.”

Shpërndaje: