Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (12/17-18)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja 7: Një burrë ishte pa ndjenja për dy muaj. Ai as nuk u falë, as nuk agjëroi Ramazanin gjatë asaj kohe. Me çka është i obliguar tani?
Përgjigje: Pasi ai ishte i pavetëdijshëm ai nuk është i obliguar me asgjë. Por nëse atij i kthehet vetëdija atëherë duhet të agjërojë agjërimin e Ramazanit që e ka humbur. Nëse vdes nuk është i obliguar me asgjë. Përjashtimi i vetëm është personi i cili e braktisi agjërimin për shkak të arsyeve të përhershme sikurse pleqëria. Në këtë rast kujdestari i tij duhet të ushqejë një person të varfër për çdo ditë që nuk e ka agjëruar.
Sa i përket namazit, dijetarët kanë dy mendime se a duhet të kompensojë namazin apo jo:
1 – Nuk duhet kompensuar. Këtë mendim e kanë shumica. Ibn Umeri -radijAllahu anhuma- ishte i pavetëdijshëm për një ditë të tërë dhe nuk i përsëriti namazet pasi iu kthye vetëdija.
2 – Duhet kompensuar. Këtë mendim e kanë Hanbelitë e më vonshëm. Autori i librit “el-Insaf” tha se Hanbelitë janë të vetëm në këtë mendim dhe është transmetuar se Ammar bin Jasiri -radijAllahu anhu- i përsëriti namazet e tij pasi ishte pavetëdijshëm për tre ditë1.
1 El-Bejhaki në “es-Sunan el-Kubra (1/387)”.