Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: Tamam-ul-Minnah, fq. 285
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Autori tha, kur shpjegoi fjalët e Profetit (salAllahu alejhi ue selem):
“Allahu ta shtoftë zellin, por mos e përsëritë këtë veprim.”
“Një mendim është ”mos eja vonë për namaz.” Një tjetër është ”mos iu bashko safit ndërsa je në ruku”. I treti është ”mos u nxito për namaz.”
Mendimi që është më afër të vërtetës është i fundit. Për shkak se Profeti (salAllahu alejhi ue selem) tha:
“Kur të shkoni për në namaz duhet të ecni të qetë. Mos shpejtoni. Atë që ju arrini nga namazi duhet ta falni dhe ajo që ju humbet duhet ta plotësoni.” 1
Mendimi i dytë nuk ka argument të saktë që e mbështetë. Në fakt, ai e kundërshton hadithin e Ata bin Ebi Jasirit i cili tregoi se ai e ka dëgjuar Abdullah bin ez-Zubejrin duke u thënë njerëzve nga minberi:
“Nëse ndonjëri prej jush hyn në xhami kur njerëzit janë në ruku, ai duhet të zbret në ruku si të hyjë menjëherë dhe në këtë mënyrë të ecë përpara derisa t’i bashkohet safit. Kjo sigurisht që është Sunnet.”
Atau ka thënë:
”Unë e pashë atë duke e bërë këtë.”
Transmetuar nga Ibn Khuzejmeh2, Tabarani dhe el-Hakim i cili e vërtetoi dhe Dhehebiu është pajtuar. Ata të dy kanë të drejtë, siç e kam bërë të qartë në “es-Sahihah” 3. Kjo ishte një praktikë e Selefëve dhe praktikohej ndër të tjera nga Ebu Bekri, Zejd bin Thabiti, Ibn Mes’udi. Unë kam përmendur transmetimet e tyre aty.
Sa i përket hadithit kontradiktor, ai e ka një dobësi të fshehur (në zingjirin transmetues) që e kam bërë të qartë në “edh-Dha’ifah” 4 prandaj Imam Ahmedi nuk e praktikonte atë. Ai në vend të tij e praktikonte hadithin e Ibn-uz-Zubejrit.
_______________________________
1 Bukhari (636) dhe Muslimi (602).
2 1571.
3 229.
4 977.