Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (2/306-307)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Imam Bukhari ka thënë:
47 – Kapitulli lidhur me hyrjen në xhami dhe në vende të tjera me këmbën e djathtë së pari
Ibn Umeri hynte në xhami me këmbën e djathtë së pari dhe dilte me këmbën e majtë së pari.
Shpjegimi:
Fjalët e tij, “… dhe në vende të tjera …” i referohet asaj që është më e përgjithshme se një vend i caktuar, i barabartë me ose më i mirë se ai. Një person i cili hyn nga një vend dhe në një tjetër ose hynë në diçka më të mirë, më specifik ose në një vend të barabartë me vlerë.
Nëse ai hyn nga një vend më i mirë në një vend më pak të mirë, ai hyn me këmbën e majtë së pari. Shembull i kësaj është personi i cili del nga xhamia dhe hynë në treg
Në qoftë se ndodhë e kundërta, ai hyn me këmbën e djathtë së pari. Shembull i kësaj është personi i cili del nga tregu dhe hynë në xhami.
Dhe në qoftë se vendet janë të barabartë, fjalët e Bukharit (rahimehullah) nënkuptojnë se hyrja duhet të bëhet me këmbën e djathtë së pari. Në këtë rast, ai ka për qëllim që të hyhet me këmbën e djathtë së pari. Shembull i kësaj është dalja nga një shtëpi dhe hyrja një shtëpi tjetër dhe të ngjashme.
Arsyeja që ai preferoi hyrjen me këmbën e djathtë së pari është se profeti ﷺ preferonte anën e djathtë kur mbathte sandalet, krehtë flokët, kur pastrohej, dhe çdo gjë tjetër.
Mund të ndodhë që dikush mendon se duhet të ketë një argument specifik për të hyrë me këmbën e djathtë së pari në vende të barabarta, por unë mendoj se fjalët e Bukharit kanë përparësi. Sepse në parim ana e djathtë ka përparësi para së majtës.
Dikush mund të mendojë se njeriut i lejohet të hyjë si dëshiron; nëse ndodhë që ai të hyjë me këmbën e djathtë së pari, ai e bën këtë, dhe në qoftë se ai hynë me këmbën e majtë së pari, ai e bën këtë. Me fjalë të tjera, ai nuk duhet të ketë për qëllim asgjë. Atëherë ne përmendim hadithin e Aishes (radijAllahu anha):
“Profeti ﷺ, pëlqente që të fillonte me anën e djathtë kur ai mbathte sandalet, kur rregullonte flokët, kur pastrohej, dhe çdo gjë tjetër që ai vepronte.” 1
Kjo dëshmon se këmba djathtë ka përparësi.
1 Bukhari (168).
Shih: https://www.perlatmuslimane.com/anen-e-djathte-se-pari/