Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Khulasatu Akhbar-ir-Rihleh El-Albanieh ilad-Dijar-il-Misrijeh, fq. 54-55
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pasi më kërkuan të mbaj hytben e xhumasë dhe si zakonisht refuzova, hatibi i tyre predikoi. Pas namazit të xhumasë u detyrova t’ia tërhiqja vëmendjen hatibit për disa gjëra që ndodhin gjatë hytbes së xhumasë, por që nuk kanë të bëjnë me hytben.
Një nga këto fenomene është se hytbeja e dytë përbëhej nga një lutje e gjatë për burrat dhe gratë muslimpë. Kjo nuk ka të bëjë asgjë me sunnetin. Sipas dijenisë sime, nga sunneti autentik është se hytbeja e dytë nuk ndryshon nga e para. Të dyja duhet të përmbajnë këshilla dhe përkujtime ashtu siç ka treguar Krijuesi i botëve -tebarek ue te ala- kur tha:
“O besimtarë, kur të thirreni për (të falur) namazin (e xhumasë) në ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Allahun dhe pezulloni tregtinë! Kjo, që ta dini, është më mirë për ju!” El-Xhumua, 62:9
Të dyja hytbet duhet t’u kujtojnë muslimanëve atë që është e rëndësishme për momentin dhe vendin ku janë.