Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Ligjërata ”El-Fark bejnet-Tejsirish-Shehri uel-Mu’asir”
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Çfarë mendoni rreth enashideve, kur dihet se në ditët e sotme shumë të rinj të udhëzuar kanë rënë në to? I është dhënë rëndësi të madhe atyre, ato këndohen nëpër festivale dhe festa të ndryshme. Disa prej tyre shoqërohen me dajre dhe zëra, të cilët ngjasojnë me muzikën.”
Përgjigje: ”Enashidet nuk përdoren për da’vet dhe si adhurim, këtë nuk e bën askush tjetër përveç dy grupe: hizbitë ose sofitë.
Ndërsa, Ehlu-Sunneti dhe Xhemati nuk përdorin ilahitë në davetin e tyre, por ata thërrasin me mençuri, me këshillë të mirë dhe me diskutime të mënyrës më të mirë, mu ashtu siç veproi i dërguari salAllahu alejhi ue selem.
I dërguari salAllahu alejhi ue selem nuk thërriste në fe përmes ilahive. Ai nuk themeloi grupe të korit e as nuk luante teatër apo filma për hir të davetit. I Dërguari salallahu alejhi ue selem nuk vepronte gjëra të tilla.”