“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

I kërkon të vdekurit që të lutet për të

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për të shkuar te një varr dhe t’i thotë të varrosurit:

“Lutju Allahut për mua për këtë dhe për këtë!”

Sikurse veprojnë tek ne disa njerëz?

Përgjigje: I varrosuri t’i lutet Allahut?! Askush nga dijetarët nuk ka thënë këtë (se lejohet t’i kërkosh të vdekurit apo se ai dëgjon), ai është i vdekur, i vdekuri as nuk lutet e as nuk vepron asgjë. Ky veprim bëhet si shkak i injorancës. Po!

Nuk lejohet të kërkohet nga të vdekurit asgjë, asnjëherë, nuk lejohet të kërkohet prej tij asgjë, as që të lutet për ty, as që të kërkojë falje për ty. Në të vërtetë i vdekuri ka nevojë që të lutesh për të dhe të kërkosh falje për të. Po!

Shpërndaje: