Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

I konvertuari nuk pajtohen me gjithçka në Kuran

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Sherh Kitab-it-Teuhid li Ibn Khuzejmeh (3)
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Në lidhje me konvertimin e një personi në Islam, atij iu dha një Kuran, pasi e kishte shfletuar, tha se nuk ishte dakord me disa gjëra në të.

Përgjigje: Çfarë do të thotë me këtë? Se nuk e vërteton atë që shkruan në Kuran?

Pyetje: Ai thotë se nuk pajtohet me disa gjëra në të.

Përgjigje: Duhet mësuar atë, që t’i bëhet me dije (rreziku i kësaj) dhe që Islami i tij të jetë i vlefshëm. Përndryshe ai nuk është konvertuar në Islam. Ai duhet t’i besojë Kuranit tërësisht dhe të besojë se Kurani është fjala e Allahut.

Shpërndaje: