Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Nur ala-Darb (36 A)
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një ditë në Ramazan, unë isha në shkretëtirë dhe dielli ishte duke perënduar. Unë isha duke vdekur nga uria dhe etja. Papritmas hasa në një burrë që kishte ushqim dhe pije. I kërkova atij të më jep diçka që e ngop urinë time, por ai refuzoi. Cili është gjykimi për ta detyruar atë që të më jep mua, dhe që të marrë ushqim dhe ujë prej tij (pa dëshirën e tij)? Nëse unë nuk e bëjë këtë, unë vdes nga uria dhe etja.
Përgjigje: Përgjigja i drejtohet pyetësit dhe personit me ushqim dhe pije.
Lidhur me pyetësin, ai i lejohet atij që ta sulmojë atë dhe t’ia merr ushqimin dhe pijen prej tij. Ai ka të drejtë ta bëjë këtë për të shpëtuar veten e tij dhe se personi tjetër nuk është në nevojë në mënyrë që ne të themi se nevoja e personit të dytë është më e rëndësishme se e personit të parë.
Sa i përket burrit me ushqim dhe pije, është e ndaluar që ta refuzosh nevojtarin. Është e detyrueshme që t’i japësh atij ushqim dhe pije. Disa dijetarë thonë se në qoftë se ai refuzon t’i japë ushqimin dhe pije nevojtarit dhe nevojtari vdes, ai do të jetë përgjegjës për të sepse ai ka qenë neglizhent kur ai braktisi të bëjë detyrën e tij dhe ta shpëtojë personin jeta e të cilit është e ndaluar të merret. Nëse një detyrim neglizhohet ai duhet të kompensohet.
Nëse një musliman bie në nevojë për diçka si ushqimi, pija apo veshja që është në pronësi të një musliman i cili vetë nuk është në nevojë për gjërat e lartpërmendura, bëhet e ndaluar për personin e dytë që të mos i ndihmojë personit të parë me atë që ai ka.