Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Uasaja ue Tauxhihat li Tul-lab-il-Ilm, fq. 454-455
Kompilimi dhe komentaret: Shejkh SUlejman bin Abdil-lah Abal-Khajl
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Një person e di që një veprim është një mëkat ndryshe nga ndëshkimi për të. A justifikohet ai për injorancën e tij?
Përgjigje: Një person nuk justifikohet nëse e di se veprimi është mëkat por nuk është në dijeni në lidhje me ndëshkimin për të. Pra, nëse një person i martuar bënë zina dhe e di që zinaja është e ndaluar, por nuk e di se ndëshkimi është gurëzimi, ai nuk arsyetohet. Burri që pati marrëdhënie me gruan e tij gjatë ditës në Ramazan erdhi tek i dërguari ﷺ për të pyetur. Ai nuk e dinte se ai detyrohej që të bëjë kefara. Megjithatë, profeti ﷺ e urdhëroi atë të bëjë kefara.