Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)
Burimi: http://video.dusunnah.com/innovations/innovators-and-people-of-doubt/ibn-laden-and-abu-hamza-shaykh-muqbil-ibn-hadee-al-waadiee/
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Këshilla e parë që i dhash Usameh bin Ladenit përmes të dërguarit të tij ishte se ai duhet të shkojë në jug, të hapë shkolla, ti ndihmojë nxënësit dhe ti ndihmojë davetit në jug, nëse ai me të vërtetë dëshiron ti sjell dobi Islamit dhe myslimanëve. Ai nuk u pajtua me këtë. Ata janë pozitiv kur bëhet fjalë për armë. Por kur vjen puna për këtë, ai thotë:
”Ne nuk kemi asnjë kapacitet për ta bërë këtë.”
O Allah! Ndëshkoje Usamen! Ndëshkoje edhe Ebu Hamzan dhe të gjithë të tjerët që duan të shkaktojnë sprova në vendet myslimane! O Allah! Thejau kurrizin!
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
”Nëse dy myslimanë ndeshen mes vete me shpatat e tyre edhe vrasësi edhe i vrari hyjnë në zjarrë.” Ata thanë: ”Ne e kuptojmë çështjen e vrasësit, por pse i vrari?” Ai tha: ”Ai dëshiroi të vrasë vëllanë e tij.”
Ata mashtrojnë njerëzit duke u treguar atyre hadithin e të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem:
”Dymbëdhjetë mijë burra do të vijnë nga qyteti Aden. Ata luftojnë për hir të Allahut. Ata ndihmojnë fenë e Allahut, ata janë më të mirët midis meje dhe atyre.”
Kurse ju ndihmoni epshin tuaj. Ju e rrënoni fenë e Allahut! Ju e rrënoni fenë e Allahut! Ju i mashtroni myslimanët në Britani të Madhe, Francë, SHBA dhe vendet myslimane në mënyrë që ata kanë probleme me autoritetet e tyre. Ju do të mendoni se njerëzit janë si ju, të etur për gjak dhe duke kërkuar derdhjen e gjakut. Kjo sigurisht nuk është e vërtetë.
Ne jemi të parët që e kemi qortuar atë. Kjo i përket mirësive të Zotit tim se ne jemi të parët që e kemi qortuar atë. Ne marrim letra nga Jordania ku ai thuhet se ”Ai nuk është sikurse ke thënë ti, Ebu Abdirr-Rrahman” dhe po kështu qortime nga Kuvajti. Por kur ne bëjmë një gjë ne nuk shqetësohemi për opozitën. A e dini që dikush para Ehl-us-Sunnetit në Jemen ka paralajmëruar kundër këtyre grupeve sabotuese? Unë nuk di që dikush tjetër ta ketë bërë këtë. Nëse ju e dini na tregoni. Që kur Usamah dëshirojë të bëjë çrregullime në Jemen, Ehl-us-Sunneti në Jemen e dënoi atë dhe prodhoi kaseta paralajmëruese kundër tij. Falë mirësisë së Allahut ata kanë vdekur. Ata janë dëbuar nga Jemeni për shkak të paralajmërimeve tona ndaj tyre dhe hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut Subhanehu ue Te ala.