Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (19/73-74)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një person është i vetëm në shikimin e hënës së re. Me çfarë obligohet ai?
Përgjigje: Ai që është i vetëm kur sheh hënën e re obligohet që të njoftojë gjykatën sheriatike dhe të dëshmojë në të. Nëse gjykatësi pajtohet me dëshmitarin, vendoset fillimi i Ramazanit, dhe nëse dëshmia e tij refuzohet, disa dijetarë thonë se ai vetë duhet të agjërojë sepse ai është i bindur në hënën e re.
Profeti ﷺ ka thënë:
”Agjëroni kur e shihni atë (hënën) dhe ndërpriteni agjërimin kur ta shihni atë.”
Sepse ai e ka parë atë.
Dijetarë të tjerë thonë se ai nuk ka nevojë të agjërojë sepse agjërimi fillohet dhe ndërpritet me njerëzit së bashku. Është më mirë që të jetë me xhematin sesa i vetëm dhe të veçohet.
Disa thonë se ai duhet të agjërojë fshehurazi pasi që e ka parë hënën e re. Ai duhet të agjërojë fshehurazi që të mos tregojë kundërshtim ndaj xhematit.