Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

I vetmi gjak që e prish agjërimin

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/512

 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A duhet agjëruesi që e godet një gjakderdhje ta prish agjërimin apo duhet të vazhdojë të agjërojë?

Përgjigje: Gjakderdhja e vetme që ndikon në agjërimin e agjëruesit është hixhamja. Mendimi i saktë thotë se hixhamja e prish agjërimin. Dijetarët kanë mendime të ndryshme, por mendimi i saktë është se ai ajo e prish agjërimin.

Profeti ﷺ ka thënë:

“Ai që i bën hixhame dikujt dhe atij që i bëhet hixhame, që të dytë e kanë prishur agjërimin.”  1

Nëse agjëruesi has në gjakderdhje nga hunda ose një plagë në këmbë ose në dorën e tij, agjërimi i tij është ende i saktë dhe nuk ndikohet nga kjo.


1 Ebu Daudi (2367), Tirmidhi (774), Ibn Maxheh (1679) dhe Ahmedi (15866). Autentik sipas Imam Albanit në ”Irua’-ul-Ghalil” (931).

Shpërndaje: