Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

I vjen cikli menstrual në Mekë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan (57)
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighasta-08-01-1438.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Vajzat e mia frikësoheshin që të kenë ciklet e tyre menstruale gjatë umres, dhe ne e bëmë nijetin për kryerjen e umres me kusht që nuk do të na pengonte gjë1. Pasi arritën në Mekë atyre u erdhi cikli menstrual. Si pasojë ato dolën nga ihrami dhe nuk vepruan asnjë ritual të umres. Çka janë të detyruara të bëjnë?

Përgjigje: Cikli menstrual nuk konsiderohet të jetë një pengesë sepse koha e saj është e kufizuar. Ajo duhet të presë.

“Bë çdo ritual që bën haxhiu përveç tavafit rreth Qabes derisa të pastrohesh nga cikli menstrual.” Transmeton Muslimi (1211).

Cikli menstrual pra nuk është fare pengesë. Është një fenomen i njohur. Ajo duhet të presë derisa ajo të pastrohet. Pastaj asaj i lejohet të bëjë umren. Dhe nëse ka mungesë të kohës ose se ajo nuk mund të qëndrojnë në Mekë, kështu që ajo mund të shkojë dhe të kthehet përsëri me kujdestarin e saj kur ajo të pastrohet dhe të kryejë umren e saj.


1 Imam el-Albani (rahimehullah) ka thënë:

“Në qoftë se dëshiron, mundesh së bashku me telbijen të përmbahesh nga frika që nëse ndonjë pengesë të shfaqet gjatë rrugës. Shembuj të këtyre pengesave janë sëmundja dhe frika. Në këtë rast duhet thënë sikurse na mësoi i dërguari ﷺ:

“O Allah, unë dal nga ihrami aty ku më ndal Ti mua.” (Bukhari dhe Muslimi).

Nëse ai e thotë këtë dhe pastaj has të ngec në rrugë ose sëmuret, ai del nga ihrami. Në këtë rast ai as nuk është i detyruar të bëjë kefareh ose të kompensojë haxhin e tij vitin e ardhshëm. Ndërsa nëse haxhi i tij është haxhi i parë, ai duhet ta përsëritë atë. “(Manasik-ul-Haxh uel-Umreh).

2 Muslimi (1211).

Shpërndaje: