Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ibn Abdul-Vehabi nuk ka të bëjë asgjë me besimin e Hauarixhëve

Shejkh Abdus-Selam bin Berxhas Al Abdil-Kerim (v. 1425)

Burimi: Minhexh Ahl-il-Hak uel-Ittiba fi Mukhalafati Ehl-il-Xhehl uel-Ibtida, fq. 27

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Libri që kemi para nesh është përgjigja e Shejkh Sulejman bin Sahmanit ndaj pyetjeve që i janë bërë atij, në lidhje me disa dyshime për të cilat këta njerëz janë kapur dhe të cilat i kanë porpaganduar në mesin e njerëzve. Shejkhu u përgjigj detajisht për skak të nevojës së madhe të njerëzve pasi që këto dyshime janë të ekspozuar dhe refuzohen.

Një nga pyetjet që shejkhu trajtoi ishte bërja tekfir. Ai shpjegoi se sa serioze është bërja tekfir e ndonjë muslimani, dhe rregullat dhe parimet e tekfirit, sipas Ehl-us-Sunnetit.

Një pyetje tjetër e rëndësishme ishte që të pastroj shejkh Muhammed bin Abdil-Uehabin nga tekfiri, të cilën këta njerëz dhe të tjerët ia atribuojnë atij. Këto janë pasojat e injorancës dhe keqkuptimit të tyre lidhur thëniet e tij. Prandaj shejkh Sulejmani e sqaroi kuptimin e saktë të atyre thënieve mbi të cilat janë kapur tekfircat dhe ua preu rrugën. Dijetarët e davetit janë më të ditur rreth thënieve të Shejkhut dhe Imamit të tyre. Ata kanë përparësi mbi të tjerët, kur vjen puna për të shpjeguar besimin (akiden) e shejkh Muhammed bin Abdil-Uehabit (rahimehullah).

Shpërndaje: