Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ibn Baz lëvdon përgjigjen e Imam Albanit, në lidhje me: “Tekfiri mbi ata që nuk gjykojnë me ligjin e Allahut”

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: “Fitnetut-Tekfir”, fq. 45-45

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

E kam parë përgjigjen e dobishme që Shejkhu fisnik Muhammed Nasirudin el-Albani e kishte dhënë gazetës “El-Muslimun” kur u pyet në lidhje me Tekfirin mbi personin i cili nuk gjykon me atë që Allahu ka shpallur.

Unë mendoj se ky ishte një fjalim shumë me vlerë, ku ai foli vetëm të vërtetën dhe pasoi rrugën e besimtarëve të drejtë. Aty, ai e bëri të qartë se nuk është e lejueshme për një njeri që të bëjë tekfir mbi personin i cili nuk gjykon me atë që Allahu ka shpallur, duke mos ditur nëse ai në brendinë e tij e konsideron të ligjshme këtë apo jo. Për këtë ai argumentoi me fjalën e Ibn Abbasit radijallahu anhuma dhe të Selefëve të tjerë. Nuk ka asnjë dyshim se përgjigja e tij rreth shpjegimit të fjalëve të Allahut Te’ala:

وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَا أَنزَلَ اللّهُ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الْكَافِرُونَ

“Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ai është mohues i vërtetë.” 5:44

Dhe thotë Allahu:

وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَا أنزَلَ اللّهُ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الظَّالِمُونَ

“Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka zbritur Allahu, ai është shkelës i vërtetë.” 5:45

Dhe thotë Allahu:

وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَا أَنزَلَ اللّهُ فَأُوْلَـئِكَ هُمُ الْفَاسِقُونَ

“Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ai është keqbërës i vërtetë.” 5:47

Është e saktë. Ai sqaroi se kufri (mosbesimi) ndahet në dy lloje: kufr i madh dhe kufr i vogël, sikurse edhe padrejtësia (edh-dhulmu) ndahet në padrejtësi të madhe dhe të vogël, dhe mëkati (fisku) ndahet në mëkat të madh dhe të vogël. Ai që e konsideron të ligjshëm të gjykuarit me diçka tjetër nga ajo që Allahu ka shpallur, ose zinaja, kamata apo ndonjë ndalesë tjetër për të cilën nuk ka mendim ndryshe, ai ka rënë në kufr të madh, padrejtësi dhe mëkat të madh. Ndërsa ai që e bën ndonjë prej gjërave të lartpërmendura, por që nuk e konsideron atë të lejuar, ai ka rënë në kufr të vogël, padrejtësi dhe mëkat të vogël.

Shpërndaje: