Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=dWV4V3pxYrk
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Sejjid Kutub ka thënë:
”Lidhur me ngritjen mbi arsh, ne mund të themi se kjo konsiston në kontrollin mbi krijesat. Dëshmi për këtë është njohuria jonë bindëse nga Kurani se Allahut nuk i ndryshon gjendja. Ai nuk mund të jetë në një gjendje ku Ai nuk është mbi arsh dhe pastaj të ngritet mbi arsh. Ndërsa thënia se ne i besojmë ngritjes së Allahut mbi arsh pa e ditur se si është ajo, nuk e spjegon ajetin:
ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ
”Pastaj Ai u ngritë mbi arsh.”
Prandaj siç u tha është më mirë të thuhet se kjo konsiston në kontrollin e Tij. Interpretimi në këtë rast nuk devijon nga metodologjia sikurse kemi treguar për shkak se ajo nuk është e bazuar në vetë vendimet dhe besimet tona; kjo është e bazuar në vetë Kuranin dhe nocionin që ai frymëzon lidhur me qenien dhe cilesitë e Allahut Subhanah. Me krijimin dhe kontrollin ekzison gjithashtu dituria gjithëpërfshirëse … 1
Përgjigje: E tërë kjo thënie është e dëmshme.
Pyetje: Ai (Sejjid Kutub) nuk e ka pohuar ngritjen lart të Allahut.
Përgjigje: Jo, jo. Kjo është domethënia e kontrollit. Kjo do të thotë se ai e mohoi ngritjen e famshme që është ngritja mbi arsh. Thënia e tij është e kotë. Kjo dëshmon se ai ishte injorant dhe i devijuar lidhur me interpretimin e Kuranit.
1 Fi Dhilal-il-Kuran (7/125).
أما الاستواء على العرش فنملك أن نقول :إنه كناية عن الهيمنة على هذا الخلق . استناداً إلى ما نعلمه من القرآن عن يقين من أن الله –سبحانه –لا تتغير عليه الأحوال . فلا يكون في حالة عدم استواء على العرش ، ثم تتبعها حالة استواء . والقول بأننا نؤمن بالاستواء ولا ندرك كيفيته لا يفسر قوله تعالى : {ثم استوى } . .والأولى أن نقول :إنه كناية عن الهيمنة كما ذكرنا . والتأويل هنا لا يخرج على المنهج الذي أشرنا إليه آنفاً لأنه لا ينبع من مقررات وتصورات من عند أنفسنا . إنما يستند إلى مقررات القرآن ذاته ، وإلى التصور الذي يوحيه عن ذات الله سبحانه وصفاته .
…ومع الخلق والهيمنة العلم الشامل اللطيف