Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ibn Baz thotë: Ky burrë është imam në Sunnet

Shejkh Abdullah bin Muhammed el-Ahmari

Burimi: en-Nukulat es-Selefijeh fir-Rad ala et-Ta’ifah el-Hadadijeh, fq. 60-61

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

El-Hadad dhe pasuesit e tij, besojnë se të gjitha bidatet janë të së njëjtës natyrë dhe se bidatçiu është bidatçi. Rregulli i tyre bazë është që të gjithë bidatçitë janë të ashpër kundër Ehl-us-Sunnetit dhe se të gjitha bidatet janë të njëjta, sepse rregulli bazë i tebdiut është një dhe i njëjtë.

Kështu thonë ata. Këtë e ka thënë udhëheqësi i tyre në bidat dhe gjëra të devijuara, Abdil-Lah Ebu Mahmud bin Muhammed el-Hadad. Kështu ai shkruan titujt për librat e tij dhe të ashtuquajturat redaktura. Kështu ai thotë në një ligjëratë të tij “Madha hadeth?” e cila është transkriptuar. Shih faqet 12-13 të transkriptit të Shejkhut dhe ndihmuesit të sunnetit Rabi bin Hadi el-Madkhaliut (hafidhahullah) në refuzimin që ja bën el-Hadadit.

Nuk ia kam dhënë unë këtë titull Shejkhut. Këtë e bëri Shejkhu ynë fisnik Shejkh Ibn Bazi (rahimehullah), kur e pyeta ata për më shumë se 14 vite më parë. I thashë: “Shejkh Rabi po fyen njërin dhe tjetrin thirrës.”

Atëherë Shejkhu tha:

“Ke frikë Allahun! Ky burrë është imam i sunnetit.”

Në një takim tjetër shejkhu ynë tha:

“Ka pasur gjëra që ne nuk i dinim në lidhje me këta individë, derisa disa shujukhë na informuan rreth tyre.”

Vlen të përmendet këtu se e kam pyetur shejkhun tonë dhe alameh Muhammed es-Sumali (rahimehullah): “A e njeh Shejkh Rabi bin Hadin?” Ai tha: “Ai i cili e ka refuzuar Sejjid Kutubin? Allahu e shpërbleftë atë me shumë të mira. Unë nuk e kam ditur se Sejjid Kutubi ishte aq i devijuar sepse unë nuk i lexojë librat e tij.” I thashë: “Ai e ka fyer Uthmanin, Muavijen … ” Shejkh më ndërpreu dhe tha: “Vetëm kjo mjafton si herezi. Ai ishte një filozof.”

Shpërndaje: