Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ibn Bazi ndalon përhapjen e fotografive të tij

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Fataua Nur alad-Darb (1/437)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

I ndaloj të gjithë ata që më citojnë që të bashkëngjisin një fotografi timen. Unë nuk e fal atë dhe unë nuk e lejoi atë që të vendos një fotografi timen. Secilin që shkruan për mua e ndaloj që të bashkëngjisë një fotografi timen. Nuk më pëlqen ky veprim sepse unë besojë se imazhet janë të ndaluar në çdo rast. Prandaj u them të gjithë atyre që më citojnë në revista dhe gazeta se as nuk lejoj dhe as nuk e fal që fotografia ime t’i bashkëngjitet. Këtë po ua them të gjithë vëllezërve të mi. Të gjithë vëllezërit e mi i këshillojë me këtë. Unë po ju them se nuk më pëlqen që dikush dikë të bashkëngjisë një fotografi timen me artikujt apo fetvat e mia.

Shpërndaje: